Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës
Mediat lokale të Istogut kanë raportuar se sot ka vdekur një burrë i cili para disa ditësh u aksidentua në vendin e punës.
Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc, nuk mundi t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike.
Dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës.