Humb jetën 56-vjeçarja që u godit nga vetura në rrugën ‘C’

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë që ka ndodhur sonte në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore. Viktima mori lëndime të rënda trupore dhe e njëjta u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Policia njofton se këmbësorja që u godit nga vetura nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë policia.

Lexo edhe:  Publikohet fotografia e 22 vjeçarit nga Podujeva, postimi prekës i familjarit