Humanizmi i kosovarëve: Po i renovohet shtëpia një familjeje të varfër në Vushtrri
Gjatë ditës së sotme, shoqata “Bereqeti” dega në Vushtrri, ka filluar aksionin për rinovimin e shtëpisë së familjes së Xhafer Malokut nga komuna e Vushtrrisë.
“Gjendja ekonomike e familjes është e rëndë, ndërsa shtëpia ka nevojë urgjente për rinovim dhe izolim të jashtëm” shkruan shoqata “Bereqeti”.
Fondet për rinovimin e kësaj shtëpie janë siguruar, ka njoftuar shoqata “Bereqeti”.