Hoxha Osman Musliu e fton Berat Buzhalen të bëhet mysliman: Këta dy emra ja propozon!

Gjatë ditës së djeshme një ish besimtar mysliman u konvertua në besimin e krishterë.

Ai po ashtu e ndërroi edhe emrin e tij, nga Ragip që e kishte, në Arbër.

E këtë gjest e komplimentoi Berat Buzhala, i cili theksoi se po i merr lakmi personit për emrin e ri, Arbër.

Në anën tjetër reagoi edhe hoxha nga Drenica, Osman Musliu. Ai e ftoi Berat Buzhalen në fenë Islame. Po ashtu ia propozoi emrat si: Fetulla ose Erdogan.

“Berat i paske marr lakmi atj Spanjollit nga Drenica qe e ka marr emnin e mire jo qe eshte “konvertua🤌”,eja ne Drenas ne xhaminë tem banu musliman n’ditë xhumasë emni po ta la ndaq Fetulla…, ndaq Erdogan…😆haha!”, shkroi Hoxha Musliu.

Ndryshe duhet theksuar se Buzhala është kritikues i madh i presidentit turk Erdogan.

Lexo edhe:  Ky është pronari i ‘Accura Lab’ në Vushtrri që dyshohet se kundërligjshëm ka nënshkruar analizat