Hoxha: Kurti po merr vendime pa tru, ju shpalli luftë mësimdhënsëve dhe i la pa paga

Eliza Hoxha nga PDK-ja ka krituar Qeverinë Kurti për ndaljen e pagave të mësimdhënsëve që janë në grevë.

Sipas Hoxhës, prindërit nuk e kanë parë shkëlqimin në sytë e fëmijëve të tyre për shkak mos-nisjes së mësimit, shkak që sipas Hoxhës është Albin Kurti.

“Sot ishte dashur të ishte ditë feste në të gjithë Kosovën, e sidomos për fëmijët që nisin klasën e parë e që shkëlqimin e syve të tyre, nuk e panë as prindërit”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, kryeministri i vendit është duke marrë vendime pa tru dhe me vendimin e fundit për ndaljen e pagës së mësimdhënsëve, Kurti ju ka shpall luftë atyre.

“Albin Kurti, dikur premtonte kthimin e trurit në Kosovë sot po merr vendime pa tru. Albin Kurti ju ka shpall luftë mësimdhënsëve pa paga, vetëm se janë në grevë duke kërkuar të drejtën e tyre”, tha Hoxha në konferencë për medie.

Lexo edhe:  Gruaja në Prizren nuk e duron dot burrin, e ther me thikë - përfundon në Emergjencë