Historia brilante e mërgimtarit: Dikur nuk më lejonin të hyja në lokal se isha shqiptar, sot jam pronar
Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Austri. Ai është pronar i disa kafeneve dhe një hoteli. Ndërkohë, dikur nuk e linin të futej pasi ishte shqiptar dhe i thoshin se mund të shkaktosh sherre.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lulzimi ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur që nga fillimi dhe deri te kafetë e hapura.
“Puna e parë që kam gjetur në Austri ka qenë pjatalarës dhe nuk e kam ditur gjuhën. Nuk kam njohur dikë këtu. Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam shkuar në fillim në Austri. Unë mendoj që këtu kanë ndryshuar shumë gjëra viteve të fundit.
Unë në fillim kam jetuar në një shtëpi për azilant. Kam filluar si pjatalarës për afro 2 vitesh. Aty kam mësuar gjuhën dhe kam filluar shkollën për turizëm.
Situata ka qene jo e lehtë për mua se isha shumë i ri në atë kohë. Babai nuk ka dashur të largohem, por dasht zoti ia dola.
Unë kisha krejt plane të tjera dhe pronari i kafes më mori në tel dhe më tha duhet të bisedoj me ty. Më tha që ti je personi që duhet ta marrë këtë. Se këtu është një nga qytetet më të bukura në Austri se ka shumë natyrë, ka liqene.
Unë kam edhe 3 lokale dhe një hotel. Tek një kafet që kam dikur nuk më kanë lejuar të futem brenda dhe më thanë që ti je shqiptar dhe bëni sherre”, u shpreh ai.