Hiqen tabelat me shkrime çirilicë ne veri, vendosen me shkronja normale dhe në shqip

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka filluar sot vendosjen e tabelave të komunikacionit me emrat e vendeve në veri të Kosovës. Në to, emrat e vendeve janë të shkruara në dy gjuhë – fillimisht në shqip, pastaj në serbisht.
Këto tabela i kanë zëvendësuar ato me shkrime çirilicë.

Policia e Kosovës i ka siguruar ekipet që lëvizin nga Rudari në Jarinje, deri sa heqin tabelat ekzistuese në vendet ku hasin, raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”.

 

Lexo edhe:  Pamje të reja: Politikani serb që u rrah nga BIA dërgohet në burg, avokati thotë se është në rrezik për jetën