Hetimi i rastit tragjik: Kapen armë e municion në pronat e burrit të 45-vjeçares që u vetëvra

Në vazhdën e hetimit të rastit tragjik, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit, është kryer kontroll në shtëpinë dhe në një objekt tjetër afarist të personit të dyshuar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Shpetim Berisha, (55) të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.

  • “Një (1) revolver special me katër (4) fishekë dhe dy (2) gëzhoja,
  • Një (1) kuti të plastikes për armë me një (1) objektiv optik,
  • Një (1) mekanizëm i armës,
  • Dy (2) bateri dore,
  • Tri (3) bajoneta,
  • Një (1) palë dylbi,
  • Një (1) tytë të armës së gjuetisë,
  • Tri (3) pjesë mekanizëm të armeve,
  • Tre (3) kondakët të armeve të gjata,
  • Një (1) dorezë druri e pushkës së gjuetisë,
  • Dy (2) karikator të armës së gjatë të zbrazët,
  • Katër (4) brsiçe të llojit të ndryshëm,
  • Një (1) karikator i zbrazet i armës së gjatë,
  • Njëqind e dyzet e pesë (145) fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrave të ndryshëm,
  • Njëmbëdhjetë (11) fishekë dhe një (1) gëzhojë të armës së gjatë,
  • Dymbëdhjetë (12) fishekë të armës AK-47,
  • Tridhjetë (30) fishekë të pistoletës,
  • Dyqind e njëzet e tre (223) fishekë të kalibrit 9×19 mm,
  • Tri (3) shufra metali” – ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  I ofroi ryshfet 5 euro policit kosovar “për një kafe”, arrestohet shoferi