Heqja dorë nga shtetësia: 45 qytetarë paraqesin kërkesë në komunën e Ferizajit në 6 muajt e parë të 2022-tës
Viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i shtetasve të Kosovës që heqin dorë nga shtetësia e Kosovës për të vazhduar jetën në vend të ndryshme të botës, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Arsyet për një vendim të tillë janë të ndryshme.
Në komunën e Ferizajit këtë 6 mujorin e parë të vitit 2022 kanë paraqitur kërkesë për lirim nga shtetësia 45 qytetarë.
“Në komunën e Ferizajit nga data 01/01/2022 deri 30/06/2022 kanë aplikuar për lirim nga shtetësia e R.Kosovës 45-qytetarë.” – ka thënë në një përgjigje komuna e Ferizajit për Gazetën Online Veriu.info.