Helmohen me tosta dhejtëra nxënës të gjimnazit, disa kërkojnë ndihmë në QKMF dhe spitalin e Mitrovicës

Shumë nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi” e kanë pësuar nga ushqimi.

Siç mëson “Jepi zë”,disa prej nxënësve kanë përfunduar si të helmuar në spital.

Një nxënës ka folur për redaksinë e “Jepi zë” duke treguar se janë detyruar të kërkojnë ndihmë në QKMF e Spital të Mitrovicës.

Sipas tij, gjimnazistët kanë ngrënë në një tosteri, ushqimi i të cilës i ka helmuar.

Nxënësit thonë se të gjithë kanë simptoma të njëjta, dhimbje të barkut, ethe dhe të vjella.

Gazeta “Jepi zë” ka mësuar emrin e tosterisë ku janë helmuar nxënësit, por nuk do ta bëjë publike për shkak të mundësisë së hetimeve.

QKMF dhe Spitali nuk kanë dhënë ndonjë njoftim, ani pse kanë pranuar disa pacientë të helmuar.

Duhet theksuar se dyshohet që ka më shumë të helmuar, por vetëm disa kanë kërkuar ndihmë tek mjeku./ Jepi zë

Lexo edhe:  Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 rekrutë, grupi më i madh ndonjëherë