Helmohen 20 persona, mbyllet një furrë e bukës

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se të njëjtit janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave.

Lexo edhe:  Kërcet grushti pas aksidentit në komunikacion, i riu sulmon fizikisht 75-vjeçarin