Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka bërë sot të ditur se helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar.

Peleshi në një postim në Facebook shkruan se pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore u certifikuan si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë.

“Helikopterët BlackHawk fluturojnë për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar…Helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura”, shkruan ai.

Ministri i Mbrojtjes tutje ka shprehur mirënjohje të veçantë për partnerin strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut”, shkruan Peleshi.

Lexo edhe:  Lista Serbe nesër proteston kundër Vuçiqit, politikat e tij i quan "katastrofike"