Haxhiu për blerjen e “Javelin”: Negocimin dhe kontraktimin e armatimit nga ShBA-ja e ka bërë Kadri Veseli

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas pranimit të kërkesës për blerjen e raketave antitank, “Javelin”, ku ka thënë se e vërteta e blerjes së armatimit nga ShBA-ja, negocimin dhe kontraktimin e ka bërë ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, në vitin 2018.

Haxhiu tha se një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee”, kishin arritur në Kosovë nga ShBA-ja më 25 korrik të vitit 2020.

“Pse ka pasë vonesa për pjesën tjetër të armatimit duhet te japin llogaridhënie qeveritarë e sotëm. Sot, kur dezertorët dhe sabotuesit e luftës çlirimtare flasin për luftë e kupton hipokrizinë e këtij pushteti, që abuzojnë me sigurinë e vendit për populizëm elektoral”.

“Krahasuar me fuqinë ushtarake të Serbisë, Kosova vendi ynë do të jetë e sigurt vetëm me anëtarësimin në NATO dhe aleancë të përhershme me ShBA dhe BE”, shkroi Haxhiu, transmeton Klankosova.

Tutje, ai tha se 10 vjet më parë, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë votuar ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në ushtri, ku sipas tij, sikur atëherë të votohej transforimi i FSK-së në ushtri, sot Kosova do të ishte pjesë e NATO-s.

Dje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të Ushtrisë së Kosovës kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë raketat “Javelin”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuar dje se e kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 264 raketave antitank “Javelin”, të cilat kapin vlerën totale prej 75 milionë euro.

Lexo edhe:  I dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj ishte dënuar me 15 vjet për vrasjen e gruas