Haxhiu njofton se Ministria e Drejtësisë është pajisur me peceta higjienike: Duhen thyer tabutë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se institucioni me të cilin ajo drejton është pajisur me peceta higjenike.
Haxhiu ka bërë thirrje që e njëjta praktikë të aplikohet në gjitha institucionet publike dhe ato private.
“Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë”, ka shkruar ajo.