Haxhiu i kthehet Kurtit: Mjafton mos me vjedh bashkë me ministrat e tu në projekt e familjes Jashari

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit tha “veprën e familjes Jashari do ta shndërrojë në përjetësi botërore”.

Haxhiu iu kundërpërgjigj duke i thënë se Kurti nuk është askushi që të bëjë të njohur familjen Jasharaj, pasi sipas tij kjo familje njihet prej vitit 1998.

Ai tutje ka thënë se deklarimi i Kurtit nuk është vlerësim për familjen Jashari, është fyerje për familjen Jashari.

Tutje, tha se Kurti mjafton mos me vjedh në projektin që prej 3 milionë eurove, është bërë gati 8 milionë për renovimin e Kompleksit, fakt për të cilin Periskopi ka raportuar më parë.

Postimi i plotë:

Akti i vetflijimit i sakrificës për liri i familjes Jashari me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, është akt unikat në botë, i takon përjetësisë hyjnore.
Kush je ti Albin Kurti ta shndërrosh sakrificën heroike jasharjane në përjetësi botërore?
Me një masterplan ti po e bën botën t’i njohë Jasharajt a?
Jo, o patriot i vonuar bota e ka njohur dhe e njeh veprën e familjes Jashari që në vitin 1998.
Prandaj bota demokratike erdhi dhe e ndihmoj UÇK-në për ta fituar lirinë.

Shikoni çfarë paska thënë Albin Kurti, në prezantimin e Masterplanit për Kompleksin “Adem Jashari”: “Veprën e familjes Jashari do ta shndërrojë në përjetësi botërore”.
Ky deklarim nuk është vlerësim për familjen Jashari, është fyerje për familjen Jashari , për veprën e tyre sublime, është nënçmim, përçmim i heroizimit të familjes emblematike.

Sakrifica e Jasharjave, lufta deri në vetflijim i ka bërë të përjetshëm Jasharajt në tërë rruzullin tokësor, e ka shndërruar Prekazin në përjetësi botërore që më 5,6,7 mars 1998.

P.S.
Albin Kurti , ti bashkë me ministrat e tu mjafton mos me vjedh në këtë projekt të cilin nga 3 milionë e keni ba 7.8 milionë euro.
Ai që vjedh në varre të dëshmorëve është tradhëtar.

Lexo edhe:  Gjermanët japin më së shumti bakshishe – kush janë më dorështrënguarit në Evropë?