Digjet një banesë në Fushë-Kosovë, banorët dalin poshtë objektit

Një banesë ka marrë flakë në njërin nga objektet banesore në Fushë-Kosovë.

Banorët e shqetësuar nga kjo ngjarje kanë dalë poshtë objektit që po digjet.

Në vend të ngjarjes menjëherë kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Ende nuk ka informacione për dëmet që janë shkaktuar, ose nëse ka të lënduar.

Lexo edhe:  Bajrami: Nuk e dija qe shënova rekord, nuk kam kohë të mendoj për golin – duhet të përmirësohemi