Haxhilerët kosovarë, me flamurin lart, në përmbushje të riteve të haxhit
Grupi i haxhilerëve nga Kosova po vazhdon me përkushtim kryerjen e riteve të Haxhit në vendet e shenjta, si pjesë e përmbushjes së një prej obligimeve të rëndësishme fetare islame
Ajo që bie veçanërisht në sy gjatë këtyre ritualeve është prania e flamurit të Republikës së Kosovës, të cilin haxhilerët e mbajnë me krenari të ngritur lart përgjatë pelegrinazhit.
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shpërndarë pamje fotografike dhe video ku dokumentohet përkushtimi i haxhilerëve gjatë riteve, duke theksuar rrjedhën e përgatitjeve dhe pjesëmarrjes së tyre në çdo etapë të pelegrinazhit.
“Në ditën e sotme, haxhilerët tanë, pas qëndrimit dhe mbledhjes së guralecëve në Muzdelife, janë nisur në grupe-grupe drejt Minas dhe xhemerateve për ta kryer ritualin e gjuajtjes simbolike të shejtanit me gurë”, thuhet në njoftimin zyrtar të BIK-ut.