Haradinaj: Urime ditëlindja Shkelzen, jetojmë me lavdinë tënde

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka uruar ditëlindjen vëllait të tij, Shkelzenit.

Biri i Shkelzenit, Luani, sot ka veshur uniformën e Ushtrisë së Kosovës, të cilën të gjithë dëshmorët ranë për ta krijuar, shkruan Jepi zë.

“Urime ditëlindja Shkëlzen! Jetojmë me lavdinë tënde”, ka shkruar Haradinaj.

Heroi i Kosovës, Shkelzen Haradinaj ka lindur më 25 mars të vitit 1970, ndërsa ka rënë heroikisht më 16 prill të vitit 1999, shkruan Jepi zë.

Shkelzen Haradinaj ka qenë njeri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lexo edhe:  Tentim vrasja në Graçanicë: Dorëzohen në Polici dy të dyshuarit pas një viti në arrati, zbulohet identiteti i tyre