Haradinaj për vëllain e tij Luanin: Ishte i vendosur, kishte aspirata të mëdha

25-vjetori i Betejës së Dukagjinit, solli në “Politiko”, rrëfimin e njërit nga protagonistët kryesor të kësaj ngjarje historike, Daut Haradinaj.

Haradinaj, duke rrëfyer historinë se si ndodhi e tëra dhe emrat e dëshmorëve të cilët dhanë jetën në këtë betejë, për të mos vdekur kurrë, kishte disa fjalë edhe për vëllain e tij dëshmorë, Luan Haradinaj, që e quajti inspirimi dhe motori i shtëpisë.

“Luani u kanë djalë i urtë, sportist i mirë, djalë i vendostë. Në fillim më shumë kishte pretendime që të ishte student i edukatës fizike. Por padrejtësia, nuk i lejonin vazhdimin e shkollimit. Filloi aktivitetet ilegale. Kur shkoi në Tiranë u regjistrua në Fakultetin e Edukatës Fizike. Por ka qenë një njeri bukur i vendostë. Inspirimi ka qenë Luani për neve. Ramushi ka qenë vëllai i madh, por Luani ka qenë motori i shtëpisë. Shkëlzeni ka qenë profil krejt tjetër.”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Lexo edhe:  Mërgimtarja i hyn dajak të dashurit në Aeroportin e Prishtinës, e kuptoi se po e tradhton