Haradinaj i ashpër ndaj Nexh Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë
Takimi që politologu Nexhmedin Spahiu pati me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, u kritikua shumë.
Përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ndaj këtij takimi reagoi ashpër edhe ish-nënkryetari i OVL – UÇK , Nasim Haradinaj.
“A e mban ai stemën e Kosovës a s’e mban, ai veç i bën nder mos m’e majt se veç e ndytë me majt. Kështu që, për mua ka pak rëndësi se cilën ‘znaçkë’ e mban. Atij po i jepet fushë mediatike, të bëj edhe emisionin e tij, ai ka marrë detyrat e veta m’i kry”, tha Haradinaj.