Hapet platforma -Këtu mund të aplikoni për subvencionim e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur as këtë vit t’ua sigurojë fëmijëve tekstet shkollore, siç u bë nga ministritë e kaluara për disa vite radhazi.

Ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci dje njoftoi se do të bëhet vetëm subvencionim për këto tekste shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.

Kurse sot në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit do të mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët e tyre

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore./Lajmi.net/

Lexo edhe:  Momenti emocionues kur Artani takoi nënën e tij