Hapet fondi, këtu mund ta ndihmoni motrën dhe vëllain e 18-vjeçarit që u vra në Podujevë

Është hapur fond humanitar për të ndihmuar familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq ditë më parë pasi u rrah brutalisht nga dy të mitur në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e fondit për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

“Fondi është hapur – ta ndihmojmë familjen e Lulzim Fejzullahut! Ne foto jane te dhënat e llogarisë/fondit te hapur ne emër te Gëzim Fejzullahut, vëllait te Lulit”.

Gashi tutje ka thënë se paratë që mblidhen destinohen vetëm për vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit, të cilët siç ka njoftuar avokati, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë.

 

https://m.facebook.com/tome.gashi.1/posts/6996253840450288?ref=embed_post&wtsid=rdr_0oRlzNXNO8wmhsSI7

Lexo edhe:  Policët serbë të dorëhequr po marrin pagë e garanci nga Milan Radojiçiq