Hamza: Një person ka shpifur se i arrestuari sot Irfan Lipovica është dhëndërr i imi

I pari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është përballur sot me një situatë jo të këndshme.

Hamza ka bërë një reagim publik përmes Facebook, në lidhje me një person që ka deklaruar publikisht se një i arrestuar sot është dhëndërr i Kryetarit Bedri Hamza, shkruan Jepi zë.

Hamza i ka demantuar këto deklarata duke i quajtur shpifje e propaganda, përderisa ka njoftuar se nëse personi në fjalë nuk tërheq deklaratën, ai do ta padis.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.

Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë.

Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.

Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.

Qëndrim, shihemi në gjykatë!

Lexo edhe:  Prishtinë, ashensori ra përderisa një familje ishte brenda