Hamza nga Ferizaji: Besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë
Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza sot ka marrë pjesë në tubimin e radhës në Ferizaj.
Hamza tha se besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë.
Postimi i plotë:
Me masivitet të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën.
Besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë.
Jemi bashkuar për qytetarët tanë. Jemi bashkuar për Kosovën.