Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet

“Unë po ju siguroj dhe garantoj, dhe këtë e dinë edhe mjekët, edhe arsimtarët, edhe mësuesit, edhe profesorët, edhe ushtarët, edhe policët, edhe zjarrfikësit, edhe shërbyesit civilë që do t’jua rrisë pagat sepse kanë nevojë që në fund të muajit të kenë mundësi ta kenë mirëqenien për vete dhe familjet e tyre”.

Kështu ka premtuar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në RTV Dukagjini.

“Për shkak të inflacionit shumë vështirë ata e mbyllin muajin. Paramendoje fundin e muajit me këtë shtrenjtim të energjisë elektrike, produkteve bazë”, ka thënë Hamza.

I pyetur se ku do t’i marrë paratë për t’i rritur pagat, ai është përgjigjur duke thënë se “Aty është faji im, është specializimi im”.

Ai është shprehur se nga të gjithë ministrat e Financave, ai ka pasur raportet më korrekte me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Lexo edhe:  Naim Murseli del nesër para gjykatës