Hallakamë me kompaninë bullgare në Aeroportin e Prishtinës, dështon për dy ditë radhazi udhëtimi për në Gjermani

Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar të shtunën udhëtarët e linjës ajrore Prishtinë-Hamburg.

Ata u rrezikuan nga dy shpendë të cilat u goditën me motorin e avionit duke shkaktuar probleme në fluturim.

Avioni u detyrua të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Prishtinës për shkak të dëmtimeve.

Insajderi merr vesh se shqiptarëve që kanë prerë biletat për t’u nisur në Hamburg të Gjermanisë s’iu është bërë e mundur të fluturojnë as sot.

Kompania përgjegjëse e gjithë kësaj “tollovie” është firma bullgare GP Aviation.

Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga tollovia e krijuar si shkak i vonesës së fluturimit për në qytetin e Gjermanisë nga Kosova.

Lexo edhe:  Rrahen mes vete serbët në Zubin Potok, njëri e godet fort me shuplakë tjetrin