Halil Kastrati vjen në Mitrovicë, bashkë me Bedri Hamzën e Arian Tahirin vizitojnë QKMF-në e re

Humanisti Halil Kastrati e ka vizituar sot Mitrovicën. Ai është pritur nga kryetari Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri.

Së bashku kanë vizituar Qendrën e re të Mjekësisë Familjare, në të cilën po vazhdojnë punimet.

Hamza thotë se qeverisja e tij po vazhdon t’i finalizojë projektet e premtuara.

Postimi i plotë i kryetarit Hamza

Ashtu siç kam premtuar, projekt pas projekti, po finalizohen. Edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare tashmë ka marrë formë dhe do të jetë një prej qendrave më moderne në rajon. Me mikun tim, Halil Kastratin, i cili me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” po bën punë të jashtëzakonshme, sot i pamë nga afër punimet e këtij bashkëfinancimi dhe jemi të kënaqur me dinamikën e punës. Mitrovica po avancon edhe më tej me shërbime shëndetësore. Ky ishte zotimi im kur qytetarët ma dhanë besimin për të qeverisur me Mitrovicën. Por, shëndetësia do të jetë prioritet i imi edhe si kryeministër.

Me profesionistët më të mirë të fushës, së shpejti do ta shpalosim programin për shëndetësinë, ku me mjekët, infermierët dhe tërë personelin shëndetësor, të cilët do të kenë trajtim e paga meritore, jam i bindur që do të avancojmë me cilësinë e shërbimeve për të gjithë qytetarët tanë, anekënd Kosovës. Edhe pritja shumëvjeçare për sigurimet shëndetësore publike do të marrë fund, sepse funksionalizimi i tyre është ndër prioritetet e mia kryesore.

Halil Kastratin dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” i falënderoj për mbështetjen e pakursyer në këtë projekt tejet të rëndësishëm për Mitrovicën!

***

Lexo edhe:  Shoqata “Bereqeti” bashkë me Policinë ka shpërndarë ndihma për familjet në fshatrat e thella të Shalës