Hajni futet në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, ia vjedh çantën me armën zyrtare dhe dokumentet
Cak i vjedhjes të shtunën pasdite ka qenë një shtëpi në Prizren dhe këtë herë viktimë është një zyrtar i një institucioni. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se rasti ka ndodhur në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Rasti është denoncuar nga vet zyrtari, i cili ka raportuar në Polici se një person i është futur në shtëpi në orët e pasdites dhe dyshohet se ia ka vjedhur një çantë.
Sipas informacioneve të para, në çantën që e vodhi hajni ishte arma zyrtare, dokumente peronale, ndër të tjera edhe ID-ja e viktimës si zyrtar i AKI-së.
Policia është njoftuar menjëherë dhe si rezultat, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer procedurat e nevojshme.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.