Hajnat rrahin plakun në Gjilan, s’ia gjejnë paratë

Dhimbjeve të pleqërisë iu shtuan edhe disa të tjera që i mbetën kujtim i hidhur i tmerrit të para dy netësh.

Ato, 81 vjeçarit S.S, që jeton i vetëm ia shkaktuan dy persona që e rrahën në shtëpinë e tij, në orën dy pas mesnate, të shtunën.

Nga kati i dytë, ata i hynë në shtëpi për të grabitur, njofton Klan Kosova.

Me dy hajdutët ishte edhe një vajzë jashtë, që ky thotë se punoi në shtëpinë e tij për dy javë.

Brenda dajaku vazhdoi, duke pyetur të moshuarin për paratë e tij, pasi fillimisht ia morën dy telefonë.

Goditjet  s’u ndalën, derisa S.S mbeti pa ndjenja.

Hajnat, pa para ikën. Kur arriti të ngrihej, shkoi disi deri te fqinjët, të cilët edhe e njoftuan policinë.

Plaku thotë se punëtorja të cilën e pushoi, e vodhi edhe sa punonte te ky, kur edhe i vërejti disa sjellje tjera të çuditshme.

Lexo edhe:  Dramë në kufirin në Morinë: Policia gjuhet me armë nga disa persona