Hajnat nën kërcënim të armës ia grabitin pazari ditor në market
Dy punonjëse të një marketi në Prishtinë kanë raportuar në Polici se të shtunën mbrëma, dy të dyshuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur pazarin ditor.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar në lidhje me rastin. Rasti po hetohet.
“Prishtinë, 04.02.2023-20:44.Dy viktimat femra kosovare, punëtore në një market, kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur pazarin ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.