Hajnat hynë për të vjedhur, por dështuan keq

Një rast i vjedhjes në tentativë ka ndodhur dje në qytetin e Vitisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Hajnat kishin hyrë të vjedhin në një kasafortë në njërën nga shtëpitë e lagjes Hoxhë Jonuzi, por nuk e arritën qëllimin.

Atyre u është dashur të kthehen pa marrur asgjë.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës;

VJEDHJE E RËNDË TË TENTATIVË

Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti   29.07.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë duke dëmtuar derën e hyrjes. Të dyshuarit kishin demoluar një kasafortë të mjeteve financiare, por nuk kishin arrit të marrin nga aty asgjë. Rasti nën hetime.

Lexo edhe:  Qendra Sizmike tregon se ku ishte epiqendra e tërmetit që goditi Kosovën