Hajnat e shpëlajnë teqen e madhe në Gjakovë, vjedhin mbi 200 mijë euro

Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në teqen e madhe në Gjakovë, ku hajnat kanë arritur të vjedhin qindra mijëra euro.

Sinjali mëson ekskluzivisht se hajnat kanë arritur të vjedhin rreth 200 mijë euro, në valuta të ndryshme dhe një sasi të arit, nga dy kasaforta të teqes.

Rasti është raportuar nga shehu i teqes, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen e rëndë që ja ndodhur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur