Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Meha: Vjedhin para, ari e diamant në vlerë të 80 mijë €

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Loshkobare të Ferizajt, ku hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Meha dhe kanë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 1 milion eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë ditën e djeshme dhe e ka denoncuar vjedhjen që ndodhi në shtëpinë e tyre në rrugën “Muharrem Meha”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë vjedhur para të gatshme, ari dhe stoli diamanti që kapin vlerën e hiç më pak se rreth 80 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, me forcë kanë hyr në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësi relavante.”

Lexo edhe:  Policia arreston një llapjan për vrasje në tentativë, ia sekuestron edhe “tfurkun”