Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë, dyshohet se shkaktuan dëme në vlerë të 100 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në një shtëpi në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, hajnat në këtë shtëpi kanë hyrë me forcë dhe dyshohet se kanë shkaktuar dëme në vlerë të 100 mijë eurove.

Rasti në Polici është lajmëruar nga një i afërm i pronarit të shtëpisë, pasi ky i fundit nuk ka qenë aty.

Lexo edhe:  Vrasja në Gjilan, arrestohet i dyshuari