Hajnat bëjnë kërdi në një banesë në Rrugën C në Prishtinë, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 20 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpisë, që po shkaktojnë ankth e pasiguri.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer një banesë në Rrugën C.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda banesës.

Pronari i banesës ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin para stoli të ndryshme qe kapin vleren e rreth 20 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Kompania e famshme zvicerane prodhon orë me portretin e Skënderbeut