Habitet Halil Kastrati: Shkon në Vushtrri për t’ia ndërtuan shtëpinë një skamnori, nënkryetari Zhegrova dhuron 15 mijë euro
Humanisti Halil Kastrati ka vizituar sot Vushtrrinë, për t’ia bërë me dije një skamnori që do t’i ndërtohet shtëpia.
Duke e përqafuar, humanisti Kastrati habitet me veprimin e nënkryetarit të Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, shkruan “Jepi zë”.
“Nënkryetari i Vushtrrisë më ndali, po thotë: Halil, unë personalisht me familjen time, 15 mijë euro dhurojmë për këtë familje, për ndërtimin e kësaj shtëpie”, ka thënë Halil Kastrati.
Ky është linku ku mund ta shihni videon e plotë: https://fb.watch/l_zxKrus0_/?mibextid=vHcZ1e