Grushte e shqelma në qendër të Deçanit, publikohen pamjet

Një rrahje mes disa personave ka shpërthyer sot në qendër të Deçanit.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga ky rast ku shihen personat teksa grushtohen e shqelmohen mes veti.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë nisur drejt emergjencës.

Ende nuk dihen motivet që quan deri të rrahja ndërsa IndeksOnline është në pritjet për përgjigjes zyrtare nga Policia e Kosovës për të mësuar më shumë përkitazi me ngjarjen e ndodhur në mes të rrugës.

Lexo edhe:  Kosovari lë punën me rrogë 430 euro, shkoi në Zvicër