Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit në Fushë Kosove, ai s’guxon ta denoncojë në Polici për disa ditë me radhë

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë, ku kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një burrë 34-vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh, por burri pati guximin ta raportojë gruan tek gjatë ditës së sotme në Polici.

Sipa informacioneve të para, Sinjali mëson se e dyshuara L.B., pas një mosmarrëveshje verbale, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit, duke e kërcënuar seriozisht.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore është vënë në veprim dhe ka shoqëruar palët në stacion. Gruaja e dyshuar është përballur me denoncimin kundër saj në Polici, ku edhe është intervistuar nga hetusit policorë.

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj gruas së dyshuar të nisin hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Lajm i mirë, arrihet shuma prej 210 mijë euro për shërimin e profesorit nga Ferizaj