Gruaja rrah keq burrin e saj në Fushë Kosovë, ai e denoncon në Polici

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje.

Kështu i ka ndodhur një burrin në Fushë Kosovë, i cili mbrëmë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pas dhunës që përjetoi nga bashkëshortja e tij.

Sinjali mëson se 42-vjeçari ka pohuar në stacion policor se pas një konflikti verbal me bashkëshorten, ajo ka eskaluar në dhunë fizike duke e rrahur e duke demoluar orenditë shtëpiake.

E dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  I mituri vodhi kuletën me mbi 1 mijë euro në Gjakovë, me paratë e vjedhura investoi në telefon