Gruaja nga Malisheva raporton se u kanos në market nga bashkëshorti  

Një grua në Malishevë ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.

Policia ka bërë me dije se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE&SHKELJE E URDHËRIT MBROJTËS – Malishevë  25.10.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është hajni që kreu 9 vjedhje në disa lokale në Ferizaj, kapet nga Policia