Gruaja në Rahovec denoncon burrin për dhunë psikologjike – arrestohet i dehur me mbi 1 promil alkool
Një rast i dhunës në familje është raportuar herët në mëngjesin e sotëm në Rahovec, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim dhune të vazhdueshme.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 8 shtator, rreth orës 03:30, në rrugën “Asllan Kleqka”, ku viktima K. K rreth 38-vjeçare ka njoftuar policinë për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, A. Kleqka rreth 48-vjeçar.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor. Pas testimit me alkooltest, ai ka rezultuar me 1.08 ‰ alkool në gjak.
Sipas viktimës, dhuna ka qenë e vazhdueshme në formë psikologjike, megjithatë ajo nuk ka pasur lëndime të dukshme dhe ka refuzuar tretman mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.