Gruaja në Prishtinë e denoncon burrin për dhunë sistematike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur është raportuar së fundmi nga një grua në Prishtinë, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar në Polici se burri i saj sistematikisht ushtron dhunë psikike, e madje edhe e kontrollon atë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për këto raste.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit