Gruaja në Prishtinë ankohet për burrin dhe vjehrrën në Polici, thotë se iu kërkua të dalë nga shtëpia bashkë me fëmijët

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën për dhunë  psikike.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga deklarata e 41-vjeçares e cila ka pohuar se bashkëshorti jeton jashtë shtetit dhe vazhdimisht i kërkon që bashkë me fëmijët të dalë nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë  marrë veprimet hetimore dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa i dyshuari është futur në stoplistë.

Lexo edhe:  Firma mitrovicase dhuron 30 makina të larjes për familjet e prekura nga vërshimet