Gruaja në Gjakovë denoncon babanë dhe burrin e motrës për dhunë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjakovë, ku një 30-vjeçare ka denoncuar babanë e saj dhe bashkëshortin e motrës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se dy të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe e kanë kërcënuar.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit kanë mohuar akuzat në drejtim të tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Kush hyn nesër në Big Brother? Njihuni me konkurrenten e re