Gruaja në Emshir fluturon dyshekun dhe gjësende tjera nga ballkoni i banesës

Banimi në ndërtesa kolektive, sidomos në zona urbane, ka disa rregulla bazike të cilat duhen respektuar. Ndër to është edhe ruajtja e ambientit dhe qetësisë, të cilat në shumë raste thyhen.

Pamje të shëmtuara kanë ardhur në redaksinë e Gazetës Sinjali pasditen e sotme nga lagjja Kalabria (ish-Emshir) në kryeqytet.

Sinjalizuesit kanë dërguar video ku shihet një grua teksa hedh nga ballkoni i banesës së saj një dyshek shtrati e gjësende tjera që ngjajnë në orendi shtëpiake të demoluara.

Madje në kohën kur ajo hedh dyshekun nga lart, poshtë banesës duken teksa kalojnë dy persona, njëri nga ta vërehet se është fëmijë.

Me gjasë, kjo ishte rruga më e shkurtër për ta, që pajisjet shtëpiake të cilat janë jashtë përdorimit, t’i dërgojnë në vendin e dedikuar për mbeturinat.

Lexo edhe:  Ndihmohen 45 familje me jetimë me nga 100 dollarë, ndihmë nga bashkatdhetarët në Chicago