Gruaja mori një veturë me qira në aeroport dhe nuk e ktheu më, policia fillon hetimet

Një grua e ka marrë një veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës, duke mos e kthyer më.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ky rast është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport.

Lexo edhe:  “A bon me dalë me ty, me bo 1 foto”/ Burri në Istog terrorizon të miturën, e ndjek dhe e ngacmon në mes të rrugës