Gruaja e denoncon burrin për dhunë fizike e psikike, kërkon ndihmë nga Policia
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime, por edhe shqetësim e frikë.
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer edhe rastet e tjera që kanë ndodhur në familjen e tyre.
Pas raportimit të raportimit rastit, Policia është aktivizuar por nuk ka arritur ta kap të dyshuarin – i cili tashmë ndodhet në arrati.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve pasi të arrestohet i dyshuari.