Grenell falënderon Vuçiqin për dekoratën: Kam marrë nderimin më të madh

Ish i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, i është falënderuar publikisht presidentit serb Aleksandar Vuçiq me rastin e dekoratës me të cilën është dekoruar.

Grenelli është dekoruar me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

“Faleminderit presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjithë qeverisë serbe dhe popullit serb për këtë nder të madh. Sot kam marrë nderimin më të madh, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë, ka shkruar Grenell në Twitter.

Thank you to Serbian President @avucic, the entire Serbian government and people of Serbia for this great award – Today, I was given the highest honor of The First Order of The National Flag. pic.twitter.com/bLNlrzBcsn

— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 15, 2023

Lexo edhe:  Prej sot KEDS nis aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor