Grenell fajëson Kurtin për situatën në veri, ka disa kërkesa për Blinken

Richard Grenell ka fajësuar shtetin e Kosovës për situatën e krijuar në veri, dhe ka i ka propozuar disa kërkesa Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Ish i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë së tensionet në veri të Kosovës janë të papranueshme.

“Dhuna e fundit në Kosovë është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare – Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë dhe ndaloni dërgimin e forcave speciale në veri – duke kërkuar në të njëjtën kohë heqjen e barrikadave. E gjithë kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

“Është gjithashtu koha më e shenjtë për të krishterët – Albin Kurti nuk duhet t’i kërkojë Patriarkut serb që së pari të bëjë deklarata politike para se të hyjë. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e lirisë fetare – dhe USAmbKosovo tashmë duhet ta dënojë publikisht”, ka shtuar ai.

Lexo edhe:  “Sa të kem ymër do të agjëroj” – Rrëfimi i të moshuarit që mban Ramazanin tash e 72 vjet