Granit Xhaka provokohet nga tifozët serbë gjatë gjithë pjesës së parë

Kombëtarja e Zvicrës është duke e zhvilluar ndeshjen me Serbinë në Leskovc, në kuadër të Ligës së Kombeve.

E tifozët serbë menjëherë filluan provokimet, duke kënduar në kor “Kosova është zemra e Serbisë”.

Kurse, nuk munguan as provokimet e tjera, me serbët që vendosën hartën e Kosovës me flamurin serb në të.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndërmarrë masa për këtë skandal që po ndodh atje

Lexo edhe:  Imami i xhamisë në Jabllanicë që shpëtoi nga përmbytja: Më zgjoi e qara e fëmijës, ikëm nga shtëpia përmes tavanit